Francesco Totti do të ndahet përfundimisht me Romën.
Legjenda e skuadrës romake ka njoftuar një konferencë për media ditën e hënë.
Totti ka kontaktuar dje në telefon shefin ekzekutiv të skuadrës, Guido Fiengan të cilit i ka thënë lajmin e largimit dhe pakënaqësinë e tij me pronarët e klubit.
Ish-kapiteni i Romës në konferencën e të hënës do të konfirmojë lamtumirën e tij nga Roma dhe më pas do të niset me familje në pushime.
Totti është i pakënaqur me çdo vendim të skuadrës, e sidomos këtë të fundit, emërimin e Fonsecas si trajner të ri te Roma.