“E nisëm për peshk e po kapim…”, Meta në bregdet, me një...

“E nisëm për peshk e po kapim…”, Meta në bregdet, me një mik duke peshkuar

403
0

Një mëngjes krejt ndryshe për presidentin Ilir Meta. Kreu i shtetit ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ një foto ku shihet bashkë me aktorin e humorit, Bes Kallaku teksa peshkojnë. Meta mes humorit thumbues shkruan se bashkë me mikun e tij kishin si synim të kapnin peshq, por në fakt po kapin dallgë.

“Mirëmëngjes! Me Bes Kallakun, e nisem për peshk e po kapim dallgë”, shkruan presidenti. Kujtojmë se Meta shfaqet shpesh herë në rrjetet sociale me aktorin Bes Kallaku, ndërsa ndajnë pasione të përbashkëta, siç ishte edhe ngjitja e Malit të Korabit pak ditë më parë.