E ndau me të gjithë dhuratën në rrjetet sociale çfarë mori...

E ndau me të gjithë dhuratën në rrjetet sociale çfarë mori Rezarta Shkurta që e emoconoi kaq shumë

490
0

Edhe pse u bënë disa vite që është tërhequr nga skena, Rezarta Shkurta vazhdon të mbetet një nga vajzat më të komentuara në vend. Bukuroshja durrsake, e cila ka ‘’braktisur’’ prej kohësh mikrofonin dhe penelat për t’u zhytur në një tjetër dimension të artit, atë të fotografisë, është gjithmonë e pranishme në studio televizive, shtypin e shkruar, por edhe portale. E për këtë duhet të ”falënderojë” a ”fajësojë” stilin e saj të jetesës, projektet e bukura që realizon dhe udhëtimet luksoze.

Ditën e sotme mamaja e Herës, feston datëlindjen. Madje nëse po pyesni sa vjeç mbush Rezarta nuk keni pse prisni të shihni qirinjtë mbi tortë sepse ua tregojmë ne, 33 vjeçe. Dhe siç e kërkon zakoni, urimet në fakt kanë nisur që para se të shënojë ora katër zero.

Të voglës së saj, Herës, nuk iu priste ndaj ishte e para që i bëri surprizën Rezartës. Asnjë dhuratë e shtrenjtë monetarisht, por me shumë me vlerë për një nënë. Një tufë trëndafila dhe një urim i shkruar nga vetë ajo. “Bebes time nuk iu durua deri nesër. Me shkrimin e dorës së vogël, nuk paska dhuratë më të shtrenjtë”, shkruan Rezarta.

Po ashtu ajo ka publikuar edhe një foto e përqafuar me të shoqin Ermal Hoxha, për të cilin thotë se me zor po pret orën 12.00 për të marrë dhuratën e tij.