E mohoi tre ditë më parë, Salianji pranon vëllain nga nëna: Është...

E mohoi tre ditë më parë, Salianji pranon vëllain nga nëna: Është në emigrim prej 21 vitesh, ka ndërruar emër…

433
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka pranuar vëllain nga nëna që mohoi tre ditë më parë në studion e emisionit “Opinion” teksa zhvilloi një debat të ashpër me analistin Lorenc Vangjel.

Salianji tha në emisionin Java në Rtsh se ka ngritur një padi për këtë median që nxorri lajmin se vëllai i tij ka qenë i dënuar më herët.

“Po kam një vëlla që ka qenë në Angli. Ka ndërruar emrin se është në emigrim prej 21 vjetësh dhe ka marrë identitet kosovar për arsye dokumentacioni, është shpifje dhe nuk ka punuar asnjëherë në Bashkinë e Tiranës, nuk ka asnjë të dënuar në familjen time. Në këtë situatë unë do të isha personi i parë që do ta çoja para gjykatës. Nuk ka akuza nuk ka qenë i dënuar edhe është në punë të vet”,-tha Salianji.

Ndërkohë tre ditë më parë Salianji mohoi kategorikisht të kishte një vëlla të dënuar më parë në Itali, teksa deklaroi se i vetmi vëlla që ka është student i Juridikut, por duket se kjo nuk është e vërtetë.

Vëllai nga nëna i Salianjit quhet Alex Kacani, me emër të ndryshuar, ka lindur në Lozhan në vitin 1979 dhe është vëllai i madh i Ervinit nga martesa e parë e nënës të tij Shega, me Bedri Xhengon.

Më pas ajo është martuar me Bujar Salianjin, babain e Salianjit, me të cilin ka dy djem.

Një nga djemtë është Ervin Salianji.

Ndërkohë djali i parë i mamasë së Salianjit, është Klodian Xhengo. Për shkak të problemeve me drejtësinë, ai ka ndryshuar emrin në Alex Kaçani. Gazeta shkruan se ai është i dënuar nga drejtësia në Europë, dhe për këtë arsye ka ndërruar identitetin e tij. Mbiemrin, Klodian Xhengo e ka ndryshuar në Gore më 14.01.2005, ndërsa mbiemrin në Bulgarec më 28.01.2005.