E merr me forcë në makinë 13 vjeçaren në Kamëz, arrestohet i...

E merr me forcë në makinë 13 vjeçaren në Kamëz, arrestohet i riu (çfarë thanë në polici)

435
0

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Kamëz pasi mbërmjen e djeshme ka marrë me forcë në makinën e tij një vajzë minorene.

 

Personi i identifikuar si I. Xhaferri ka marrë me makinën e tij me targa AA022DU një vajzë të moshës 13-vjeç.

 

Sipas Report Tv, 24 vjeçari është shprehur para uniformave blu se vajzën nuk e ka marrë kundër vullnetit të saj, por thjesht për të sqaruar një bisedë të lënë pezull, duke qenë se ishin në një lidhje dashurie.

 

Nga ana tjetër, 13 vjeçarja është shprehur se Xhaferri e ka bezdisur prej kohësh dhe këtë gjë ua ka treguar edhe familjarëve të saj, të cilët më pas kanë bërë kallzimin në Komisariat.

 

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.