E ‘masakruan’ se komentoi në foton e Erion Veliajt, Albana Osmani shpërthen...

E ‘masakruan’ se komentoi në foton e Erion Veliajt, Albana Osmani shpërthen në ofendime ndaj fansave

679
0

Ditën e djeshme gjatë Kongresit të Partisë Socialiste është shpallur dhe kandidatur e Erion Veliaj për kryebashkiak. Mes shumë njerëz të tjerë të skenës dhe televizionit që e kanë uruar dhe përshëndetur kryebashkiakun Veliaj ishte dhe moderatoja e famshme Albana Osmani. Ajo i ka komentuar në një foto në Instagram dhe kaq ka mjaftuar që ndjeksit të shpërthejnë në komente kundër veprimit të moderatores Osmani. Komentet negative kanë bërë që moderatoja të kthehet e të ofendojë ndjekësit.