E lidhur me djalin e ish-deputetit, flet këngëtarja

E lidhur me djalin e ish-deputetit, flet këngëtarja

502
0

Këngëtarja Olta Boka ka treguar detaje nga jeta e saj si dhe lidhja me djalin e ish-deputetit. Ajo hodhi poshtë zërat sa i takon thashethemeve të fundit për një zënkë mes saj dhe Kejsi Tolës.

 

“Jo nuk jemi zënë me Kejsin, por nuk këndojmë më te i njëjti resort, por vjen një moment që duhet të bësh ca kompromise”.

 

Prej vitesh tashmë Olta Boka, është në një lidhje me djalin e ish-deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj, Iv Rrrokaj.  Ajo ka preferuar të mos flasë shumë në media për marrëdhënien e tyre.

 

E pyetur në Abc News se përse ajo ka bërë këtë zgjedhje e nuk publikon asnjë foto në rrjetet e saj sociale, ajo përgjigjet:

 

“Mjaftohem me dy-tre informacione që më tregojnë mua të vërtetë. Një gjë më shumë askujt nuk do hynte në punë. Dua ta kem për vete. Një gjë shumë të shtrenjtë e mban për vete. Unë kam zgjedhur të jem artistja në ekran dhe jo njeriu për të bërë skoop-e. Historia ime gjithnjë do përbënte lajm. Unë jam e lirë për ta puthur atë në publik. Historia ime është zbuluar që në fillime. Në ekran jam munduar ta shmang sa më shumë këtë si temë se pastaj fillojnë bëjnë rezumenë e jetës”./