E goditi me vezë Endri Hasa, reagon Rama: E paskan vrarë kohën...

E goditi me vezë Endri Hasa, reagon Rama: E paskan vrarë kohën koteceve

483
0

Reagon kryeministri Edi Rama pasi u qëllua me vezë teksa ishte në foltoren e Kuvendit nga deputeti i PD Endri Hasa. “Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore,po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”, shkruan Rama në reagimin e tij. Endri Hasa u përjashtua pas aktit të tij nga Kuvendi ndërsa është mbledhur edhe Byroja e Kuvendit për të marrë vendimin final për deputetin demokrat.