“E gjeta teksa mblidhja kanaçe”/ Historia prekëse e 12-vjeçarit që u braktis...

“E gjeta teksa mblidhja kanaçe”/ Historia prekëse e 12-vjeçarit që u braktis nga prindërit biologjikë dhe u rrit nga romët: Qava kur e gjeta (VD)

605
0

Ndonëse në kushte të vështira ekonomike Isaleo i di sakrificat e prindërve të tij dhe mundohet çdo ditë duke mësuar në shkollë, në mënyrë që t’ua shpërblejë mundin që kanë bërë për të.

 

Histori prekëse e vogëlushit nga Vlora. 12-vjeçari Isaelo Xhemali u braktis nga prindërit biologjikë, duke u hedhur në koshin e plehrave që kur ishte foshnje.Fatmirësisht zoti deshi që ai të jetonte, duke e ndeshur me një zotëri nga komuniteti rom, i cili e mori në shtëpinë e tij.

 

Tashmë Isaelo është 12 vjeç, ai shkon në shkollë, mëson shumë dhe tregon se prindërit që e birësuan i do pafund. Kur e mësoi se ishte i birësuar ai nuk e besoi, por më vonë e kuptoi rëndësinë e familjes që e rriti dhe është krenar për të. Ndonëse në kushte të vështira ekonomike Isaleo i di sakrificat e prindërve të tij dhe mundohet çdo ditë duke mësuar, në mënyrë që t’ua shpërblejë mundin që kanë bërë për të. Isaelo Xhemali: Më dukej e pabesueshme, por pastaj e besova. As i njoh as i kam parë ndonjëherë. Njoh vetëm këta që më kanë rritur. Këta mbeten familja ime, tregon 12- vjeçari në një intervistë për Syri.net

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/526292901318455/