E fundit/ QSUT, goditet gjatë natës në shërbim mjeku roje

E fundit/ QSUT, goditet gjatë natës në shërbim mjeku roje

494
0

Një mjek roje është dhunuar ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë zyra për shtyp e QSUT-së. Ngjarja ka ndodhur në repartin Infektiv gjatë mbrëmjes. QSUT e ka cilësuar aktin si sulmin e një personi të papërgjegjshëm ndaj bluzave të bardha. “Dje u dhunua një mjek në repartin Infektiv. QSUT dënon aktin e dhunës së ushtruar ndaj mjekut. Aktet e dhunës ndaj mjekëve për shkak të detyrës, janë të papranueshme. Ftojmë organet kompetente që rasti të trajtohet me seriozitet. Rasti i mbrëmshëm është një rast i përsëritur i dhunës ndaj mjekëve”, thuhet në deklaratë.