E FUNDIT/ Prokuroria kërkon 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri

E FUNDIT/ Prokuroria kërkon 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri

345
0

Prokuroria per Krimet e Renda ka kerkuar sot denimin me 12 vite burg per ish-ministrin e Brendshem, Saimir Tahiri.

Kjo eshte pretenca e lexuar gjate seances se sotme te Krimet e Renda, ne ngarkim te ish ministrit Tahiri.

Duke marre parasysh faktin se Tahiri ka kerkuar gjykimin e shkurtuar dhe kjo eshte pranuar, ai përfiton ulje me 1/3 e dënimit, duke bërë që Prokuroria do të kërkojë 8 vite burg.

Tahiri se bashku me ish drejtorin Jaeld Cela, akuzohen për 3 vepra penale, atë të “Trafikut të lëndëve narkotike”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Tre prokurorët e çështjes, pretendojnë se me provat dhe faktet e sjella në gjykim vërtetohet fajësia e dy ish zyrtarëve të lartë në trafikun e kanabisit.

Nga ana tjetër, ish ministri Tahiri, gjatë periudhës së hetimit dhe gjykimit ka mohuar akuzat, duke ngritur pretendime se gjyqi ndaj tij është i montuar politikisht dhe se Prokuroria, s’ka asnjë provë që e implikon atë.

Tahiri dhe Jaeld Çela po gjykohen me procedurën e shkurtuar, cka do të thotë se provat e akuzës nuk do të merren në shqyrtim gjyqësor dhe në rast dënimi, ata do të përfitojnë ulje të tij në 1/3-ën.