Kreu i shtetit Ilir Meta do të paraqitet sot në Prokurorinë e Përgjithshme në orën 12:00, konfirmuan burime të Panorama pranë Presidencës.
Presidenti Meta mësohet se do të japë shpjegimet e tij për padinë që ka ngritur ndaj kreut të KED, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, te cilin e ka quajtur “ushtar i partise”.
Padia u depozitua më 19 nëntor, dhe ne postimin ne FB te asaj dite, kreu i shtetit shkruante: “Sapo nënshkrova kallëzimin penal të premtuar ndaj Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z.Ardian Dvorani. Si President i Republikës, po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi, për të treguar integritetin dhe vërtetësinë e saj”.