E FRIKSHME: Irani vendos 80 milion dollar për kokën e TRUMP, paralajmëron...

E FRIKSHME: Irani vendos 80 milion dollar për kokën e TRUMP, paralajmëron sulme në Shtëpinë e Bardhë

346
0

Irani raportohet se ka vendosur 80 milion dollarë për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, si hakmarrje pas vrasjes së gjeneralit Kasem Soleimani.

Mediat në perëndim raportojnë se deklaratat janë bërë nga një prej organizatorëve të varrimit Soleimanit në Mashad, i cili i ka bërë thirrje popullit të dhurojnë nga 1 dollar secili për të mbledhur 80 milion dollarë.

Gjatë ditës së sotme, deputeti iranian Abolfazl Abutorabi kërcënoi me sulme në tokën amerikane.

“Ne mund të sulmojmë Shtëpinë e Bardhë, mund t’i përgjigjemi në tokën amerikane. Kemi fuqinë, dhe dashtë Zoti do të përgjigjemi në kohën e duhur”, ka deklaruar sot Abutorabi.

Më tej ai tha se “kjo është një deklaratë për luftë. Nëse heziton humbet”.

“Kur dikush të shpall luftë, do t’i përgjigjesh plumbave me lule? Do t’ju qëllojnë në ballë”, tha më tej ai.