E dashuruar në bosin italian? Rike Roçi e thotë të vërtetën

E dashuruar në bosin italian? Rike Roçi e thotë të vërtetën

630
0

Rike Roçi e ka dhënë më në fund përgjigjen e saj lidhur me ‘dashurinë’.

Para pak ditësh në mediat online qarkulloi një foto e Rike Roçit të cilën ajo e publikoi në rrjetet sociale ku prezantoi mashkullin që ka fiksim dhe tregoi se ishte dashuruar me të. Të gjithëve iu krijua përshtypja se ai ishte i dashuri i Rikes, por më pas u mësua se mashkulli në fjalë ishte presidenti i lëvizjes “5 Stelle” në Itali, Luigi di Maio. E tani erdhi radha që më në fund ajo ta thotë të vërtetën lidhur me këtë çështje, konkretisht ‘dashurinë’. “Tani unë vetë dua të di kush është muzikanti dhe kush është politikani? Gjëra që as nuk i di për veten. Boll, çdo javë lexoj për veten diçka jo reale. Më lini rehat. U lodha duke lexuar shpifje për veten, të paktën shkruani diçka të vërtetë”, ka shkruar ajo në Instagram.