E akuzuan si moskokëçarëse se nuk uroi Sarën, Lori Hoxha sapo na...

E akuzuan si moskokëçarëse se nuk uroi Sarën, Lori Hoxha sapo na dha një leksion të mirë për rrjetet sociale

421
0

Në qoftë se deri para 15 vitesh, mënyra e vetme për të zbuluar diçka nga personazhet e njohura të showbizi-t shqiptar ishin lajmet që qarkullonin me shpejtësinë e erës në gazeta, apo thashethemet që gumëzhinin në Tiranën e vogëk, gjërat tashmë kanë ndryshuar. Nuk keni pse prisni gjatë, mjafton një klikim në rrjete sociale dhe voilà, lajmi është para jush, madje edhe shoqëruar me foto.

Për shembull Sara Hoxha u bë mama për herë të dytë para 6 ditësh, më 11 tetor, dhe njëlloj si London Noor, lajmin e dha vetë e para. Por ndryshe nga më parë, motra dhe mikja e saj më e shtrenjtë Lori zgjodhi të mos postonte asgjë në Instagram-in e saj. Më e madhja e familjes Hoxha, thjesht bëri një koment fjalë pak në foton e të motrës dhe dy nipave.

Kaq mjaftoi që njerëzit, ndjekësit e saj, ta quanin moskokëçarëse, jo vetëm se nuk postoi gjë për djalin e Sarës dhe Ledionit, por edhe sepse nuk u ndie për ditëlindjen e 51 të të ndjerit, Dritan Hoxha. E vendosur përballë këtyre ”akuzave”, Lori vendosi të flasë, duke na dhënë një leksion të mirë.

”Një mendim i orëve të vona që do të doja ta ndaja! Jo gjithçka që bëj unë ose ju duhet të publikohet në mediat sociale. Vetëm se nuk e postoj nuk do të thotë se nuk e bëj, shikoj, ndjej apo e përjetoj atë. Duke qenë person publik për kaq kohë kam mësuar dhe kuptuar se ata që janë pranë zemrës sime duhet të qëndrojnë larg atyre që nuk janë pranë zemrës sime.

Jemi mësuar të shohim çdo urim për baballarët, nënat, shoqet e ngushta në Instagram saqë kemi filluar të bazojmë dhe të gjykojmë çdo lidhje nga mungesa e këtij urimi online. Unë kam qenë një nga këta njerëz dhe nëse shqetësohesh nga kjo të lutem bëj një hap dhe vlerëso jetën tënde.

E dua motrën time njësoj edhe pse nuk e uroj në Instagram që lindi Roman-in tim të bukur. Iu gjenda pranë duke ia treguar këtë gjë asaj, jo botës. Gjithashtu e kuptoj që sot do të ishte ditëlindja e babait tim . Ai do të ishte 51 vjeç sot dhe është viti i 11-të që nuk i jap puthjen e ditëlindjes. A do të ndryshonte gjë nëse do të postoja për këtë?

Vetëm perceptimi juaj, jo dhimbja ime! Unë jetoj me kujtimin e tij çdo ditë kështu që mos merrni kohë nga dita juaj për të bërë dikë të ndihet keq! Ju nuk e dini se çfarë po kalon ky person! Mos lejo që media sociale të ngatërrohet me ndjenjat tuaja. Jemi të gjithë njerëz në anën tjetër të ekranit!”-përfundoi ajo.