E akuzojnë për udhëtime të shtrenjta jashtë Shqipërisë, Alketa Vejsiu ka një...

E akuzojnë për udhëtime të shtrenjta jashtë Shqipërisë, Alketa Vejsiu ka një përgjigje për të gjithë

655
0

Në prag të festave të Nëntorit moderatorja Alketa Vejsiu ka dhënë disa këshilla publikisht për shqiptarët.

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘ Dance with me’, ajo i ka bërë thirrje të gjithëve që të vendosin flamurin kombëtar në shtëpi dhe makina.

Alketa nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje edhe komentuesve në Instagram për udhëtimet e shtrenjta jashtë vendit.

Moderatorja është shprehur se është krenare që është shqiptare dhe s’ka për ta harruar asnjëherë origjinën e saj.

‘Blijeni flamurin e kuq dhe vendoseni në çdo ballkon dhe në çdo Makinë. Unë do ta bëj. Populli i Instagramit shpesh na konteston kur lëvizim jashtë Shqipërisë, mua në mënyrë të veçantë. Më thonë hë ti që e do Shqipërinë pse del jashtë’. A thua jemi në vitet kur shqiptarët nuk dilnin jashtë kufijve. Shyqyr jemi të lirë. Ka liri për të udhëtuar, nuk ka më viza. Sa mirë që të rinjtë ikin dhe kthehen me modele suksesi që mund t’i sjellin këtu në vendin e tyre. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe këtë e them pa patriotizëm. E them sepse kam respekt për origjinën time dhe s’do e harroj asnjëherë nga kam ardhur dhe si jam bërë. Edhe i detyrohem shumë publikut shqiptar patjetër. Mendoj se jam produkt i publikut shqiptar jo i asaj që unë bëj. Kështu që faleminderit Shqipëria’, tha Vejsiu.

Screenshot_14.png

Screenshot_12.png

Screenshot_13.png