Dzeko do të largohet nga Roma këtë verë

Dzeko do të largohet nga Roma këtë verë

430
0

Sulmuesi Edin Dzeko është i gatshëm të largohet nga Roma në fund të sezonit. Sezoni 2018/2019 mund të jetë i fundit në fanellën e Romës për sulmuesin Edin Dzeko. ‘Corriere dello Sport’ shkruan se edhe pse Dzeko ka kontratë me Romën deri në vitin 2020, ai mund të largohet nga kryeqyteti italian këtë verë. Karriera e Dzekos mund të vazhdojë në Itali, me Interin që është i interesuar për shërbimet e tij. Por vlen të ceket se edhe skuadra nga Premierliga, West Ham, ka një kohë të gjatë që po shqyrton mundësinë e transferimit të 33 vjeçarit.