Dy vite pa Adelën, përlot Eraldo Rexho: Koha nuk i shëroka plagët,...

Dy vite pa Adelën, përlot Eraldo Rexho: Koha nuk i shëroka plagët, kam plot miq rreth vetes, por nuk po të gjej ty!

470
0

29 Tetori është një datë e hidhur për të gjithë miqtë dhe familjarët e Adelajda Xhamanit, gazetares së re dhe të talentuar që humbi jetën dy vite më parë, në një moshë të re.

 

Pavarësisht kalimit të ditëve, muajve dhe viteve, dhimbja vijon të jetë e madhe për të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj, një prej të cilëve është dhe gazetari Eraldo Rexho.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se e gjen miken dhe kolegen e tij në çdo vend, dhe koha nuk ka mundur që të shërojë plagët e lëna nga ikja e saj.

 

Postimi i plotë i Eraldo Rexhos:

 

Vitet nuk e zbehin dhimbjen… Na paskan gënjyer Adela, koha nuk shëroka çdo plagë! Ikja jote dhemb njësoj, edhe sot, si çdo ditë. Gjithçka na ka mbetur tani janë kujtimet. Të gjejmë në memorien e ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, në galerinë e fotove në i-phone, në videot e shkarkuar në kompjuter, në një kërkim në ‘Youtube’, në një rikthim tek bisedat e ‘Ëhatsapp’…

 

Në zyrën 40 metra katrorë, rrethuar nga orenditë që i zgjodhëm bashkë, në kolltukun ku bënim muhabetet e ditës, në tavolinën ku thurnim plane. Ti je gjithandej! Je te 21-shi, tek rruga e Kavajës, tek Blloku, në Shkozë, Kombinat e Kinostudio, je tek eventi i fundit, ku ishim dje. Jeta vazhdon, por s’është njësoj pa ty.

 

Sepse na paskan gënjyer edhe kur na kanë thënë që nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm. E di që në rastet e humbjeve të përhershme nuk ka vend për këtë krahasim, por unë ende po kërkoj për një bashkëpunëtore si ty. Kam rreth vetes, plot miq e bashkëpunëtorë të tjerë, të rinj e të vjetër, por nuk po e gjej Adelën.

 

Adelën që këndonte çdo ditë me mua, e që do të jetë gjithnjë në zemrën time. Të duam shumë dhe na mungon pafund  #KurrëNukTëHarroj #PërgjithmonëAdela #2VjetPaTy