“Dy gabime nuk ia fal vetes që i kam bërë në BBV”,...

“Dy gabime nuk ia fal vetes që i kam bërë në BBV”, Luizi i kërkon publikisht falje këtij ish-banori

431
0

Marrëdhënia e Luiz Ejllit me banorët e BBVIP2 ka qenë me ulje-ngritje dhe në shumë raste e tensionuar. Siç e pamë, Luizi vendosi lojën mbi të gjitha dhe nuk kurseu askënd, përveç Kiarës.

Mirëpo, sot ai e pranon se ka dy gjëra që ka bërë në Big Brother për të cilat ai pendohet. E para në lidhje me Kiarën dhe e dyta në lidhje me Eni Taren.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet në makinë me Enin, Luizi shprehet:

Dy gabime që nuk ia fal vetes që i kam bërë në ‘Big Brother’. Një me Kiarën, që e mërzita dhe e bëra të qajë dhe dy, me një banor që e mora inat dhe e bëra armik kot dhe jam penduar shumë. Është super djalë, nuk e di, po ta them publikisht Eni, po të kërkoj falje! Ti e di që ishte në kuadër të lojës!