
Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani në vitin 2003, ka qenë pjesëmarrëse në spektaklin Miss Shqipëria, realizuar nga regjisori Petri Bozo. Në atë kohë 18 vjeçe, Kapedani vinte nga qyteti i Lushnjës dhe shprehej se merrte pjesë në këtë spektakël për të hedhur një hap drejt së ardhmes. Sot Inspektori i Larte i Drejtesise Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates, pasi në media u publikuan disa video të saj, ku sfilonte brenda gjykatës. Këto video ishin shkëputur nga rrjeti social Tik-Tok, ndërkohë që vetë gjyqtarja është shprehur se ajo nuk posedonte rrjetet sociale dhe se videot I ishin marr nga telefoni i saj.
“Më pëlqen të marr pjesë në ‘Miss Shqipëria’ 2003 për të njohur më nga afër bukurinë shqiptare dhe për të qenë pjesë e saj”- thotë Kapedani në videon e mëposhtme.