“Dukagjini Meat”, një biznes shqiptar i suksesshëm në Michigan

“Dukagjini Meat”, një biznes shqiptar i suksesshëm në Michigan

1306
0

 

Një ditë në marketin më të madh të përpunimit dhe tregtimit të mishit në Detroit “Dukagjini Meat”

Nga Eglantina Alliaj

Shqiptarët kanë arritur të jenë të suksesshëm në shumë vende të botës, dhe në fusha të ndryshme. Pavarësisht kalvarit të gjatë të sakrificave të tyre, vështirësive të fillimit të jetës në një vend të huaj, shumë shpejt dhe një afat kohor të shkurtër, ja kanë arritur të dalin gjithmonë në krye. Një nga këta njerëz, që është për tu marrë shembull dhe që arriti të bëhet një nga biznesmenët më të suksesshëm në Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është Ndue Ftoni. Njeriu që në pak vite ngjiti shkallët e suksesit, tashmë një prej sipërmarrjeve të tij, dhe pikërisht marketin “Dukagjini meat”, ja ka kaluar dhëndrrit të tij, Jetmir Dedaj, duke e bërë kështu biznes familjar. Në bashkëbisedimin tonë, zoti Ndue Ftoni na rrëfen historikun e këtij biznesi shumëvjeçar.  Gjithçka ja dedikon stafit që ka punuar në terren, punonjësve, menaxherëve dhe të gjithëve që punojnë në këtë sipërmarrje të madhe. “Iniciativa është më e madhe se paraja”-thotë zoti Ndue Ftoni.

Dedaj: Suksesi ynë, korrektësia, menaxhimi, drejtimi, sigurisht dhe çmimet

 

Ne vizituam marketin e tregtimit dhe përpunimit të mishit “Dukagjini meat”, në Detroit, dhe intervistuam zotin Jetmir Dedaj, i cili menaxhon dhe drejton bashkë me villain e tij Shpëtim Dedaj këtë biznes. “Ky biznes ka 12 vjet që është në dorën e shqiptarëve, më parë ka qenë nën drejtimin e zotit Ndue Ftoni, këtë biznes e menaxhoj bashkë me vëllain tim Shpëtim Deda. Bëjmë shpërndarjen e mishit në të gjitha zonat shqiptare në zonën e Detroitit. Është një biznes i suksesshëm, nuk bashkëpunojmë vetëm me shqiptarët, por Dukagjini meat, dyqani I mishit është për të gjithë zonën e Detrotit. Ne tregtojmë të gjitha produktet ushqimore, por jemi të specializuar në produktet e mishit më shumë. Kemi 22 punëtorë, menaxherët janë shqiptarë, por kemi dhe amerikanë që kanë 30 vjet që punojnë për këtë kompani, edhe para se ta blinim ne.  Suksesi jonë është bashkëpunimi me të gjithë shqiptarët, korrektësia, menaxhimi, drejtimi, sigurisht dhe çmimet”-thotë pronari Jetmir Dedaj. Ndërsa i vëllai, Shpëtim Dedaj merret kryesisht me financën e biznesit, me çmimet dhe shitjet. Shpëtimi dëshiron që sikur ky market mishi në Detroit, të hapë në të ardhmen edhe në vendin e tij, pra në Shqipëri.  Biseduam me menaxherin Gjin Piroli, i cili na shpjegoi mënyrën e funksiomit të këtij marketi të madh në një ditë. Zoti Piroli ka mbi 10 vjet që punon si menaxher në marketin më të madh të përpunimit dhe tregtimit të mishit në Dretroit “Dukagjini meat”.