“Duam vetëm ushqim për vajzën”, prindërit e dëshpëruar apel për ndihmë: Vuan...

“Duam vetëm ushqim për vajzën”, prindërit e dëshpëruar apel për ndihmë: Vuan nga një sëmundje e rrallë

397
0

Sëmundja e rrallë e dy fëmijëve e ka detyruar familjen Shkrepi nga fshati Lunik i Librazhdit të marrin një banesë me qira pranë spitalit në Tiranë. Por fati nuk ishte me ta, njeri nga fëmijët ndërroi jetë. “Erdha në Tiranë me gocën se nuk mund të rrija më atje. Humba djalin mos të humbja dhe vajzën”, thotë babai. Sëmundja e rrallë kërkon një ushqim të veçantë farmaceutik që gjendet veç në Itali e Greqi. Kushtet e vështira ekonomike kanë detyruar nënën që ta reduktojë ushqimin e vajzës nga 5 herë në ditë në 3 herë. Me lot në sy ajo tregon se vetëm për 7 ditë ka ushqim për vajzën 8 vjeçe të paralizuar. Kryefamiljari shprehet se nuk ka të ardhura veç kempit të vajzës dhe se ushqimi kushton 420 euro në muaj.

 


 

 

“Ushqimi i gocës, një qese bën 5 euro e gjysmë. Nuk gjendet në Shqipëri, vetëm në Greqi e Itali. Plus kemi dhe këtë tubin që bën 100 euro e do ndërruar çdo 3 muaj”, thotë babai. “Nuk mund t’i përballojmë, burri është pa punë. Është shumë e vështirë. Ushqimi i vajzës po mbaron se di ku do gjejmë tjetër. Do yshqyer 5 herë në ditë me këtë ushqim por tani ia kemi bërë 3 herë”, thotë me lot në sy nëna.

 

Apeli i prindërve është që dikush t’i ndihmojë vetëm për ushqimin e vajzës. “Vetëm ushqim për vajzën dua. Po më mbaron ushqimi dhe 7-8 ditë kam. Po më mbaron ushqimi e nuk ka çfarë të hajë vajza”, apelon nëna.