Dua shfaqet me shqiponjë në spotin reklamues

Dua shfaqet me shqiponjë në spotin reklamues

371
0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, njoftoi në fillim të këtij muaji se ishte bërë imazh i markës “YSL”. Ajo është pjesë e kësaj marke në promovimin e linjës së re të parfumeve, të quajtura “Libre” nga kjo seri.

Falë pjesëmarrjes së këngëtares shqiptare në këtë reklamë, kampania reklamuese “Unë jam e lirë”, u transmetua në disa gjuhë të botës, edhe në gjuhën shqipe.

Së fundmi, është publikuar edhe spoti reklamues i “LIbre”, në të cilin Dua bën pjesë. Teksa dëgjohet duke thënë “I am free”, artistja Lipa e nis reklamën me një shqiponjë të cilën e mban në duar, e cila ashtu siç është motivi i reklamës përfaqëson lirinë.