Dua Lipa pushton zemrat e fansave në Belgjikë, sjell pamje nga koncerti

Dua Lipa pushton zemrat e fansave në Belgjikë, sjell pamje nga koncerti

330
0

 

Destinacioni i fundit i saj për të kënduar ishte Belgjika. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa për herë të fundit ishte në një koncert në Belgjikë, shkruan lajmi net. Në imazhet e publikuara vërehet dukshëm se atmosfera ishte tejet e mirë e cila u shfaq e rrethuar nga fansat, që siç shihet nuk e linin të merrte as frymë. Kjo dëshmon se Dua ka rrëmbyer zemrën e të gjithëve, ku lirshëm mund të thuhet se është një nga artistet më të suksesshme. “Jam shumë me fat për të gjithë dashurinë dhe fansat e mi në të gjithë botën”, është një pjesë e shkrimit të saj. Vlen të ceket se me 10,11 dhe 12 gusht Dua ishte në Prishtinë në ‘Sunny Hill Festival’ me ekipin e saj dhe familjarët. Për çka u përfol ishte veshja kuq e zi dhe fjalët që tha për publikun shqiptar.