
Dje u mbajt eventi më i madh në botë ‘Met Gala 2019-të‘ për të gjithë artistet duke u nisur nga këngëtarë, aktorë dhe shumë tjerë. Event ky i cili u organizua nga Lady Gaga, ylli i tenisit Serena Williams dhe këngëtari Harry Styles, së bashku me dizajnerin e Gucci Alessandro Michele dhe redaktorja e revistës ‘Vogue,‘ Anna Wintour.
E ftuar aty ishte edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, bashkë me të dashurin e saj Isac Carew.
Ajo kishte zgjedhur të vishej e tëra në firmën e njohur ‘Versace‘, duke e kombinuar me stilin e flokëve si në vitet e 60-ta.
E veshur me një fustan të gjatë shumëngjyrësh, Dua u duk shumë e bukur, por ajo çka i shtoi veçantinë ishte se shfaqej çdoherë pranë të dashurit të cilët shkëlqenin pranë njeri-tjetrit.