Dua Lipa bën lëvizjen “e çmendur”, publikon numrin e telefonit! Thirrje fansave:...

Dua Lipa bën lëvizjen “e çmendur”, publikon numrin e telefonit! Thirrje fansave: Më shkruani!

189
0

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka ndërmarrë nje nismë të pazakontë së fundmi e cila ka për qëllim ta sjellë më afër me adhuruesit e muzikës së saj; bërja publike e numrit të telefonit.

Përmes një postimi në Instastory, artistja e njohur u bënë thirrje ndjekësve ti shkruajnë në numrin +1 (917) 810-3415.

“Më shkruani”- shprehet Dua, mesazh të cilin e shoqëron me një puthje virtuale.

Dua Lipa së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me regjisorin e njohur, Romain Gravas, dhe po përflitet se ka nisur një romancë të re me këngëtarin dhe tekstshkruesin Omar Apollo. Shkak janë bërë disa foto të dyshes duke u larguar bashkë nga after-party i Balenciaga. Në foto ata shfaqen tejet të qeshur, ndërsa shijojnë shoqërinë e njeri-tjetrit në makinë.