Drithërima poetike, një mbrëmje e poezisë shqipe në Tetovë

Drithërimat e Shpirtit, nga ndjenjat dhe vargjet e autorëve shqiptarë vjen në formën e një aurole poetike në Maqedoni, në Qëndrën Komunitare për Edukim, Art, Kulturë në Shift Center Tetove. Më 23 shkurt 2022 ora 18:30. Organizatori njëherazi Drejtori i Qëndrës Shift Center z. Gregor Menga sjell një Mbrëmje të  Poezisë Shqipe me emrat më të njohur të letërsisë shqiptare, përfshirë këtu edhe autorë të rinj nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Diaspora. Katër artistë me Drithërimat e Shpirtit.

Drithërimat e Shpirtit vjen nën interpretimin dhe regjinë e artistes Klodi Kadillari, e cila shoqërohet nga instrumentistët e Qëndrës Shift Center Tetove: Markela Menga- Flaut, Fredy Javier- Kitarë, Benjamin Menga- Viloinë.

Për mëse dy muaj kanë nisur përgatitjet e këtij aktiviteti, ku artistja Klodi Kadillari ka përzgjedhur autorët e letërsisë shqipe për ti interpretuar përmes emocionit që sjell fjala artistike duke përmendur poetë dhe autorë që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqiptare si Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Dritëro Agolli, Martin Camaj, Havzi Nela, Murat Isaku, Xhevahir Spahiu, Frederik Rreshpja, Ndoc Gjetja, Nonda Bulka, Visar Zhiti, Ali Podrimja, Ndre Mjeda,etj… Ku nuk do të mungojë poezia arbëreshe e autorit Dhen Fatuçi si  edhe autorë të tjerë ku përmendim poetin Gregor Menga, Nurie Emrullai, Valdete Dulahi, Eltona Lakuriqi, Gentiana Mustafa, Ibrahim Abedini, Shkëlzen Behrami etj…  Mbrëmja poetike do të çelet me një pjesë nga Monologu ‘’Pikëllim dhe Dashuri’’… Një mbrëmje ku fjala, interpretimi, muzika do zbresin te publiku si një buqetë e cila brenda përmban aromën e ndjenjës, dashurisë, dhimbjes, protestës…e gjitha një frymëmarrje ku fjala prek dhe përulë korifejtë e mendimeve.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *