‘Dritë jeshile’ për bizneset, Rama: Gati leja për transportin e stafit, ata...

‘Dritë jeshile’ për bizneset, Rama: Gati leja për transportin e stafit, ata që lëvizin me fasha orare dhe ata që punojnë 24 h në 24

406
0

Dritë jeshile për bizneset të cilat lejohen të punojnë në këto ditë pandemie.

Tanimë në portalin e-albania do të jetë një opsion i dedikuar “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” ku bizneset mund të marrin leje sipas specifikës së punës së tyre.

“Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara! gati “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” në e-albania.al

Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për:

-Transport për stafin me autobusë ose furgona

– Leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30

-Leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24

-Kujdes! abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem.

-Ndiqni videon orientuese për procedurën dhe të gjitha paqartësitë !”,  shkruan Rama.