DPT: Si mund të përfitojnë nga falja tatimpaguesit e përfshirë në...

DPT: Si mund të përfitojnë nga falja tatimpaguesit e përfshirë në një procedurë ankimimi

588
0

Tatimpaguesi, i cili është në proces ankimi administrativ ose gjyqësor për detyrimet tatimore, i nënshtrohet procedurës së faljes, nëse ai heq dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë /ankimit /rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës administrative kompetente. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo është parashikuar në nenin 11, të ligjit “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore”, Ligji parashikon se nëse tatimpaguesit e përfshirë në një procedurë ankimimi, nëse do të duan të përfitojnë nga ky ligj, më parë do të duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, aktin e heqjes dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit. Aktet e dorëheqjeve, më pas dërgohen nga Drejtoritë Rajonale në adresë të strukturave përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me qëllim përfshirjen në faljen automatike që do të bëhet në sistemin elektronik.