Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, Fuga ‘parashikon’ çdo ndodhë: Zgjedhjet e reja në...

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, Fuga ‘parashikon’ çdo ndodhë: Zgjedhjet e reja në Shkodër do shkrijnë 13 tetorin, Voltana Ademi fiton bindshëm

340
0

Akademiku i njohur Artan Fuga ka komentuar dorëheqjen e Valdrin Pjetrit si kryebashkiak i Shkodrës, ndërsa ‘parashikon’ se çdo të ndodhë pas kësaj lëvizjeje.

 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Fuga thekson mes të tjerash se kjo i ngjan një ‘loje yci, me detyrim dhe përcaktim’, siç e quan ai.

 

Fyga shkruan më tej se KQZ do të kerkoje një datë zgjedhjesh, ndërsa Meta do të propozojë sërish 13 tetorin, tashmë të dekretuar nga ana e tij.

 

Ndërkaq, thekson akademiku, Rama do të bëjë një përjashtim dhe se më pas Basha do të fusë kandidaten e PD në lojë, që do të jetë sërish Voltana Ademi por do te vejë kusht edhe zgjedhjet e këshilltarëve.

 

‘Pastaj, mocioni kundër Presidentit për ta dënuar se ka dekretuar 13 tetorin do të shkrije në ujë’, shkruan Fuga.

 

Komënti i plotë:

 

Politike si nje loje yci.

 

M’a ka sugjeruar papagalli im, sikurse ju thashe dje, kandidati per t’u bere kryetar bashkie ne Shkoder do te jepte doreheqjen.

 

Gjithcka i ngjan nje loje yci me detyrim e percaktim. Askush nuk leviz dot.

 

Komisioni i zgjedhjeve do te kerkoje nje date zgjedhjesh.

 

Presidenti Meta do t’u thote j’a ku e keni 13 tetorin.

 

Kryeministri Rama do ta pranoje si rast i vecante i Shkodres.

 

Kryetari i pd Basha do te fusi kandidatin e pd ne loje, por do te veje kusht edhe zgjedhjet e keshilltareve.

 

Zonja Ademi do te jete kandidate.

 

Me pas do te behen zgjedhjet dhe Voltana do te fitoje bindshem.

 

Pastaj, mocioni kunder Presidentit per ta denuar se ka dekretuar 13 tetorin do te shkrije ne uje.

 

Pastaj…, papagalli me thote: mos i trego te gjitha cfare te kam thene qysh sonte….

 

Do te bejne sikur nuk duan, nderkohe loja eshte me detyrim e percaktim.