Donaldi e akuzoi se i shkonte vonë në punë, Einxhel tregon arsyen pse vonohej: I bëja vetë të gjitha

 

Në një bisedë me Monikën ditën e sotme, Einxhel ka komentuar sërish eksperiencën e saj të bashkëpunimit me Donaldin dhe Romeon për “Binjakët show”.

Mes të tjerave, ajo tregoi se arsyeja se pse vonohej në punë, ishte sepse ajo bënte çdo gjë vetë, duke filluar që nga grimi e deri tek veshja.

“Vonohesha se bëhesha gati vetë, lyhesha vetë, vishesha vetë, rrobat i gjeja vetë, këpucët i gjeja vetë, të gjitha i bëja vetë.

Arsyeja që kam ikur është se kam dashur të bëj më shumë, të vlerësohem më shumë. Kisha kreativitet shumë të lartë për t’u vlerësuar aq pak.

Nuk u ngarkova për ato fjalë, thjesht nuk e di kurrë kur do të gjejë ndonjë herë drejtësi për gjënë që dua të bëj, për punën, për ëndrrën që kam. Kjo është arsyeja edhe pse ika në Afrikë, doja të largohesha, nuk mundesha më.

Nuk më ka interesuar ndonjë herë fama, leku madh, thjesht kam dashur të kem lekët e mia, të punoj. Unë nuk e bëj dot një pune nëse nuk më bën të lumtur.”- rrëfeu ajo.

Author: vizional