Dollarë mes rrobave në valixhe, si u gjetën paratë në Rinas

Dollarë mes rrobave në valixhe, si u gjetën paratë në Rinas

312
0

Policia ka sekuestruar 26 mijë dollarë në Aeroportin e Rinasit mbrëmjen e djeshme. Shuma e parave ishte futur mes rrobave, në valixhen e një shtetasi turk. Sipas informacioneve që jep policia, kanë qenë dy shtetas të huaj, njëri turk dhe tjetri sirian, të cilët kanë tentuar të nxjerrin paratë nga Shqipëria në mënyrë ilegale.

“Strukturat e Antitrafikut të Doganës në bashkëpunim me Policinë, sekuestruan sasinë e dollarëve, të cilat ishin të padeklaruara. Këto para u tentuan të nxirreshin jashtë vendin tonë në mënyrë ilegale, nga dy persona me inicialet F.E me kombësi siriane dhe një turk, me inicialet O.A. Këto struktura gjatë përpunimit të linjës ajrore Tiranë – Stamboll, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë këta shtetas, ku ju gjetën 26.300 dollarë . Personat dhe provat materiale (dollarët) ju kaluan për veprime procedurale Seksionit të ZMPKM” ka njoftuar Policia e Shtetit.