Dokumenti/ Indiani u ndalua në charter, do largohej nga Shqipëria

Dokumenti/ Indiani u ndalua në charter, do largohej nga Shqipëria

390
0

Ky që shihni në foto është 59-vjeçari Hiteshkumar Patel, i arrestuar më 22 mars në aeroportin e Rinasit ku do të nisej me charter për në Dubai. Ai u arrestua nga policia shqiptare për llogari të autoriteteve indiane, të cilat kishin lëshuar një urdhër ndërkombëtar kërkim dhe është në pritje të ekstradimit drejt vendit të tij. Sot Patel ka dalë në gjykatë për rivlerësimin e masës së sigurisë. Pasi ka dëgjuar edhe dëshminë e tij, gjykata vendosi arrest me burg me afat 40 ditë për indianin Patel, i cili akuzohet për pastrim parash në shuma të mëdha, një vepër penale me rrezikshmëri shoqërore të lartë për të cilin sipas ligjit Indian parashikohet një dënim deri në shtatë vjet burgim.

Indiani Patel Hiteshkumar

Ashtu si dy kunetërit e tij edhe Patel kishte planifikuar largimin nga Shqipëria. Në dosjen e dorëzuar në gjykatë nga prokuroria, përmes së cilës kërkon që të konsiderohet i ligjshëm arrestimi i 59 vjecarit indian, prokuroria thekson se arrestimi i Patel është kryer nga policia gjyqësore e Komisariatit të Policisë Rinas, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

 

Gjykata Per Indianin

 

‘Nga shqyrtimi gjyqësor, rezultoi se më datë 20.03.2019 ora 17:24, , policia gjyqësore e Komisariatit të Policisë Rinas, gjatë përpunimit të pasagjerëve të linjës ajrore Charter, Tiranë – Dubai  ka bërë arrestimin e shtetasit indina Hiteshkumar Patel.” Thuhet në dosjen e prokurorisë.

Gjykata Per Indianin

Ndërkohë në kërkim janë edhe dy kunetërit e tij Nitin dhe Chetankumar Sandesara, që akuzohen për krijimin e një skeme gjigande mashtrimi financiar.

 

Në 20 mars, vëllezërit indianë janë larguar me një avion charter nga aeroporti i Rinasit dhe kanë kaluar kontrollet pa asnjë problem, pasi ndaj tyre nuk ishte lëshuar asnjë urdhër arresti ndërkombëtar.