Dogjën 1 ha tokë me ullinj, procedohen 2 persona

Dogjën 1 ha tokë me ullinj, procedohen 2 persona

463
0

Policia procedon penalisht 2 persona, të akuzuar për zjarrvënie në pyjet e Mallakastrës.

Kështu është proceduar në gjendje të lirë F.N, 46 vjeç, banues në Ballsh dhe E.N, 14 vjeç, banues në Ballsh.

Policia bën me dije se procedimi për këtë shtetas filloi pasi në vendin e quajtur “Kodra” në Lavdan , duke djegur disa shkurre, i ka dalë zjarri jashtë kontrollit dhe është djegur rreth 1 Ha tokë me ullinj, pemë të ndryshme dhe shkurre.

Njoftimi i plotë:

Policia vendos përpara përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve në pyje dhe kullota.

Procedohen penalisht dy shtetas për zjarrvënie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

F.N, 46 vjeç, banues në Ballsh.

Ky shtetas në datën 30.03.2019, në tokën e tij ka vënë zjarr duke djegur disa shkurre të cilat më pas kanë sjellë djegien e një masivi pyjor, pronë e fondit pyjor të Bashkisë Mallakastër, duke sjellë një dëm të konsiderueshëm në pemë të llojit pisha dhe ullinj të një siperfaqe prej 1 Ha.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E.N, 14 vjeç, banues në Ballsh.

Procedimi për këtë shtetas filloi pasi në vendin e quajtur “Kodra” në Lavdan , duke djegur disa shkurre, i ka dalë zjarri jashtë kontrollit dhe është djegur rreth 1 Ha tokë me ullinj, pemë të ndryshme dhe shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr nga pakujdesia i pyjeve dhe masivit pyjor “.