Do t’u burojë fati nga të gjitha anët, ja ç’parashikon Paolo Fox...

Do t’u burojë fati nga të gjitha anët, ja ç’parashikon Paolo Fox për datat 28 tetor – 3 nëntor

372
0

Dashi: Pritet që kjo të jetë një javë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Kush ka bërë projekte ambicioze, tashmë mund t’i vërë në zbatim pa asnjë lloj problemi. Shmangni blerjet e kushtueshme për momentin, në mënyrë që të mos krijoni borxhe. Ata që kanë bërë një kërkesë në punë, pritet që së shpejti të marrin përgjigje. Mos harroni të kujdeseni edhe për paraqitjen e jashtme dhe suksesi do të jetë i garantuar.

Demi: Muajt e fundit kanë qenë një sprovë për lidhjen tuaj në çift. Çiftet më pak të konsoliduar mund edhe të mos kenë rezistuar. Ndoshta ndiheni të lodhur ngaqë lidhja nuk ka ecur mirë dhe keni vendosur të ndaheni. Por bëni kujdes të mos merrni vendime të nxituara, për të cilat mund të pendoheni më vonë. Jupiteri ju favorizon në aspektin profesional dhe për udhëtime.

Binjakët: Tani mund të viheni pa frikë në kërkim të dashurive të reja. Nëse është kjo gjëja që dëshironi më shumë, mos qëndroni të mbyllur brenda. Jeni kureshtarë për të mësuar gjëra të reja, por njëkohësisht ndiheni edhe të pasigurt. Lidhjet serioze ju lodhin dhe për pasojë mund të bëheni shkaktarë për zënka në çift. Bëni kujdes edhe në aspektin profesional, pasi pritet të vijnë ditë të vështira.

Gaforrja: Disa prej tipareve dalluese të shenjës suaj janë kokëfortësia dhe padurimi. Nuk ju pëlqen që t’ju japin këshilla dhe shpesh veproni sipas mendjes suaj. Ju qëllon shpesh të humbisni durimin, kur keni të bëni me njerëz të pasigurt dhe të pavendosur. Mendohuni mirë, nëse duhet të ktheni një përgjigje që ka lidhje me punën, në mënyrë që më pas të jeni të sigurt për rrugën që do të ndiqni. Pavarësisht angazhimeve tuaja, bëni kujdes edhe në marrëdhënien me partnerin.

Luani: Pritet që kjo të jetë një javë e qetë në aspektin sentimental. Çiftet e konsoliduar mund të planifikojnë të bëjnë diçka të bukur së bashku. Edhe për beqarët parashikohen të reja interesante dhe ndonjë flirt tek-tuk. Në aspektin profesional pritet që të merrni një lajm të papritur. Do të përjetoni edhe ditë të lodhshme, por mundohuni t’i përballoni sa më mirë të mundeni.

Virgjëresha: Kjo do të jetë një javë me ulje-ngritje. Ata që vetëm prej pak kohësh janë të përfshirë në një lidhje dashurie, tani mund të fillojnë të kenë probleme. Kurse për çiftet e konsoliduar gjithçka do të shkojë më së miri. Ky është momenti i duhur për të bërë plane së bashku. Në aspektin profesional mund të keni pasiguri dhe është e këshillueshme që të mos merrni vendime të rëndësishme për momentin.

Peshorja: Kjo është një fazë disi delikate për ju në aspektin sentimental. Duket se së fundmi gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë, por tashmë jeni në fazë rikuperimi. Nëse do të nisni një marrëdhënie, e cila duket e dyshimtë, do të bënit mirë të tërhiqeshit sa jeni në kohë. Besojini intuitës suaj, sepse me siguri që nuk ju gënjen. Edhe në aspektin profesional mund të hasni ndonjë vështirësi. Kushtojini rëndësi edhe shëndetit dhe mënyrës si ushqeheni.

Akrepi: Kjo do të jetë një javë shumë e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Do të keni raste të shkëlqyera për të filluar lidhje të reja. Ku i dihet, mbase do të njihni personin e duhur për ju. Edhe në aspektin profesional do të merrni lajme të mira dhe do të paraqiten mundësi të reja punësimi. Kushtojini rëndësi të veçantë mirëqenies suaj fizike.

Shigjetari: Kjo do të jetë java e ndryshimeve të rëndësishme. Do të merrni lajme të mira, që do t’ju gëzojnë ju dhe familjarët tuaj. E hëna dhe e marta do të jenë ditët më të ngarkuara për shkak të angazhimeve të shumta. Nëse keni të afërm të largët, ky është momenti i përshtatshëm që të forconi marrëdhënien me ta. Në aspektin profesional nuk do të jeni fort të kënaqur dhe kjo do të jetë një arsye që të merrni masa për të bërë ndryshime.

Bricjapi: Situata sentimentale nuk paraqitet fort e mirë për ju, prandaj është e këshillueshme që të mos merrni vendime të nxituara. Mos u tregoni shumë të ashpër me veten dhe dëgjojeni edhe zemrën jo vetëm arsyen. Në aspektin profesional mund të jetë një periudhë e trazuar, sepse do të ndiheni nën presion. Ndoshta edhe mund t’ju duhet të provoni ditë pas dite sa shumë vleni.

Ujori: Kjo do të jetë në përgjithësi një javë e mbarë, pasi edhe Jupiteri do t’ju favorizojë. Një lidhje e krijuar vetëm prej pak kohësh shumë shpejt mund të shndërrohet në një histori të rëndësishme. Të enjten dhe të premten pritet që të merrni një lajm të mirë. Nëse keni nisur ndonjë projekt gjatë muajve të kaluar, ky mund të jetë momenti i përshtatshëm që gjithçka të konkretizohet.

Peshqit: Për shkak të natyrës suaj të ndjeshme, mundet që gjatë këtyre ditëve të hasni vështirësi. Do ta ndieni veten ngushtë si në aspektin profesional edhe në atë personal. Nëse do të keni probleme në punë, ndoshta është më mirë që t’i kërkoni ndihmë dikujt. Kur vjen puna te ndjenjat, jeni nga ata njerëz që veprojnë me instinkt dhe që i bëjnë gjërat me pasion. Përpiquni që gjithsesi të ruani qetësinë.