“Do ta linte pa bukë”, këngëtarja shqiptare tregon si e “përjashtoi” trajnerja turke nga The Voice

Eugena sqaron se largimi i saj nga kompeticioni mund të ketë qenë kërkesë nga Ebru Gundes.

Eugena Aliu, shqiptarja që vodhi vëmendjen e të gjithëve para 3 vitesh në “Voice of Turkey” për zërin e ngjashëm me këngëtaren e madhe turke Ebru.

 

E ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, Eugena sqaroi se në largimin e saj nga kompeticioni mund të ketë qenë kërkesë nga Ebru Gundes.

 

Eugena Aliu: Erdhi një sukses që e prisja, por jo kaq të madh sepse po konkurroja në një shtet shumë të madh dhe po shkoja atje me muzikën e tyre. Fakti që kisha këngën e Ebrusë ishte dicka pozitive, por më pas mu kthye në dicka jo pozitive.  Ishte një nga videot më të shikuara të atij edicioni në Turqi. Pas kësaj, direkt, pa kaluar 2 ditë, videot e performancave të mia filluan të fshiheshin. Ishin hedhur në account-e të ndryshme dhe arriti të merrte 2 milionë shikime. Thuhet që është fshirë nga produksioni në momentin që del Deleted video, por arsyeja pse nuk mu dha asnjëherë.

 

Roza Lati: A mendon se kishte gisht këngëtarja Ebru e cila ka dashur të të lërë në hije se mbase do e lesh pa bukë?

 

 

Eugena Aliu: E nënkuptuar, duket e tillë.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *