Do protestojë opozita? Parlamenti mblidhet të enjten

Do protestojë opozita? Parlamenti mblidhet të enjten

362
0

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që seanca e radhës parlamentare të mbahet të enjten në orën 10:00.

Nuk dihet nëse pas shpalljes së ditës dhe orës së seancës së Parlamentit, opozita do ndërmarrë hapin për të zhvilluar protestë.

Më herët opozita ka thënë se do zhvillojë protesta sa herë që mblidhet Parlamenti të cilën e quan si parlamenti i krimit.

Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Gjithashtu opozita kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet e deputetit dhe thotë se nuk do ndalet deri në largimin e Edi Ramës.