Do bënte betimin në Kuvend, sulmohet me bojë Ralf Gjoni tek hyrja...

Do bënte betimin në Kuvend, sulmohet me bojë Ralf Gjoni tek hyrja e banesës

302
0

Kanditati i LSI, Ralf Gjoni i cili pranoi mandatin është sulmuar me bojë. Mësohet se Gjoni është qëlluar tek hyrja e shtëpisë së tij, teksa ishte nisur për të shkuar në Kuvend ku edhe do të bënte betimin.

Ngjarjen e ndodhur e ka konfirmuar vetë deputeti për mediat, i cili është shprehur se teksa po dilte nga banesa një djalë i ri e ka pritur tek hyrja e pallatit dhe i ka hedhur bojë.

Po ashtu Gjoni është shprehur se nuk dihet çfarë sulucioni kimik është përdorur pasi një pjesë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie të syve.