Djegia e Notre Dame/ Manjati francez dhuron 100 mln euro për rindërtimin...

Djegia e Notre Dame/ Manjati francez dhuron 100 mln euro për rindërtimin e Katedrales

405
0

FRANCE– Miliarderi francez François-Henri Pinault ka premtuar se do të dhurojë plot 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales ‘Notre Dame’ të rrënuar nga zjarri.

“Kjo tragjedi godet të gjithë francezët dhe ata i vlerësojnë gjërat shpirtërore. Teksa përballemi me një tragjedi të tillë, të gjithë dëshirojnë që ta ringjallin trashëgiminë tonë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Pinault ka nën menazhimin e tij markat luksoze si: Gucci, Bottega Veneta, Balenciaga, Alexander McQueen, si dhe shtëpinë e ankandit ‘Christie’s’.