Djali vrau veten/ Babi: Do ishte më e lehtë nëse do vdiste...

Djali vrau veten/ Babi: Do ishte më e lehtë nëse do vdiste në aksident

391
0

 

Babai i një adoleshenti, që bëri vetëvrasje, ka folur për luftën e familjes së tij për të pranuar humbjen e djalit.

Në 12 shtator të vitit të kaluar, Byron John mori një telefonatë në lidhje me djalin e tij 14-vjeçar Bradley që i shkatërroi jetën.

Një vit më parë, ai po planifikonte të ardhmen me shpresën e ndjekjes së ëndrrës së tij dhe të shkonte në një kolegj kuajsh, gjë që e bën aq të vështirë për familjen e tij për ta kuptuar arsyen e vetëvrasjes.

Byron tha për Wales Online: “Sikur Brad të dilte nga autobusi i shkollës, të vraponte nëpër rrugë dhe të përplasej, do të kishte kuptim. Nëse do kishte qenë sëmurë mund të kishte sens. Por ai po bënte shumë plane gjatë asaj kohe.”

Duke kujtuar ditën e tmerrshme kur mori lajmin për vdekjen e djalit, ai tha: “Ne morëm një mesazh nga Danielle (motra e Bradley) duke thënë se Brad kishte lënë orën e mësimit të shkencës. Ai kurrë nuk e linte orën e mësimit. U përpoqa ta telefonoja por nuk ma hapi. Në fund të mësimit, Danielle  shkoi ta kërkonte në bllokun e tualetit sepse atje qëndronte kur ishte i mërzitur. Danielle e gjeti të vetëvrarë. Ishte traumatike për të. Ajo jo vetëm që humbi vëllain e saj, por bëri edhe zbulimin e tmerrshëm.”

Bradley ishte në pritje të realizmit të ëndrrave të tij. Për 6 javë mbaronte shkollën dhe do fillonte një kapitull të ri në jetën e tij.

Kur Byron hapi telefonin atë ditë, ishte plotësisht i papërgatitur për atë që do dëgjonte.

Ai e përshkruan si: “Diçka për të cilën jeta nuk ju përgatit.”

Babai rrëfeu momentin kur mori vesh lajmin.

“Ishim ulur për të ngrënë drekën dhe mësuesi i tij kujdestar më telefonoi. Ishte e vështirë për ta besuar. Ai më tha se Bradley kishte tentuar të vriste veten dhe ishte dërguar në spital. Kate (nëna e Bradley) dhe unë shkuam menjëherë atje,”-u shpreh Byron .

Por Bradley vdiq tragjikisht në spital.

“Është diçka për të cilën jeta nuk të përgatit. Na goditi të gjithëve shumë, ishte shumë e vështirë. Ishte si një makth, sikur po shikoje një ëndërr që po shpresonit të mbaronte. Ka kaq shumë pyetje pa përgjigje mbi atë që ndodhi dhe ne kurrë nuk mund të marrim përgjigjet. Nga një familje e afërt që mendonim se ishim, bota jonë u kthye përmbys,“-shtoi ai.