Djali i miliarderit vret veten, pasi e la e dashura

Djali i miliarderit vret veten, pasi e la e dashura

361
0

Kai Schachter-Rich, 21-vjeç, djali i një tregtari miliarder, ka vrarë veten pasi e la e dashura. Ai ishte në një lidhje me modelen Lady Lola Crichton-Stuart, e cila i dha fund lidhjes mes tyre.

21-vjeçari nuk e ka përballur dot ndarjen dhe ka varur veten, ndërsa më parë kishte pirë një koktej me drogë.

Schachter-Rich ishte djali i tregtarit të artit në New York, Kenny Schachter dhe artistes Ilona Rich.

Gjyshi i tij nga mamaja ishte Marc Rich, një financier i njohur si ‘mbreti i mallrave’, pasi themeloi një kompani shumë miliardë dollarëshe, Glencore