Divorci i shekullit/ Angelina kishte menduar gjithçka, ja kështjella ku do jetojë!

Divorci i shekullit/ Angelina kishte menduar gjithçka, ja kështjella ku do jetojë!

686
0

Aktorja Angelina Jolie duke se kishte menduar gjithçka para se të paraqiste kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Brad Pitt.

Ajo pak javë para nisjes se procedurave ka marrë me qira një shtëpi në Malibu.

Në fotot e publikuara nga ‘Daliy Mail’, shihet ‘strofulla’ luksoze, ku gjithçka duket se është shumë sekrete, ku do të transferohet ajo bashkë me gjashtë fëmijët e saj, për të cilët u deklarua se Pitt kishte ushtruar dhunë.

 Mësohet se 41-vjeçarja do të paguajë 95.000 USD çdo muaj për banesë, të cilën e kishte marrë 3 javë para se ajo të paraqiste në gjykatë e Los Angeles më 19 shtator kërkesën për divorc nga burri i saj.