Ditari i një gruaje/ A do të jetë i aftë babi i...

Ditari i një gruaje/ A do të jetë i aftë babi i kësaj krijese të marrë përgjegjësi?! …

465
0

Në jetën time po fillonte një rrugëtim i ri. As vetë nuk e dija se çfarë më priste. Për pak do të sjell në jetë fëmijën tim. Nga ekot dhe kontrollet e shpeshta ka rezultuar se është djalë. Partneri im jeton larg meje dhe  kjo i vështirëson gjërat. Më duhet të shkoj tek gjinekologia por jo gjithmonë kam mundësi të paguaj. Tashmë më duhen të ushqehem ndryshe, të marr vitamina e të jetoj ndryshe. Fatkeqësisht bashkëshorti im i ardhshëm nuk plotëson shumë nga kërkesat e mia.  Tani nuk ka më kthim pas

… Më duhet të përballem me shumë gjëra. Pavarësisht se kjo krijesë vjen nga dashuria nuk mundem të heq dorë. Unë jam femër e mësuar të jem e fortë. E dua fëmijën që po rritet brenda meje. Një ditë më është dashur të shes sendet e mia më të shtrenjta. Për çfarë do të thotë dikush?! Vetëm për analiza e kontrolle se partneri nuk më plotëson asgjë. Ai pra fëmija im do të vijë në jetë së shpejti. Pavarësisht të gjithave më lind një pyetje. A do të jetë i aftë babi i kësaj krijese të marrë përgjegjësi?! …