Dita Ndërkombëtare e Romëve, Meta apel: Premtime të mbetura në letër, të...

Dita Ndërkombëtare e Romëve, Meta apel: Premtime të mbetura në letër, të ndryshohet situata e rëndë

360
0

Presidenti Ilir Meta me rastin e 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve ka ndarë një mesazh.

Meta mes të tjerash përmend kushtet e vështira me të cilat jeton ky komunitet në vend, ndërsa apelon se duhet të ndryshojë situata.

“Edhe këtë vit, 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, e gjen këtë komunitet jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare. Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t’i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë. Me emocion kujtoj takimin e pak javëve më parë në Korçë me disa nëna rome, të cilat më shprehën një mori problemesh, që jam i bindur se i kanë edhe shumë nga romët e Shqipërisë. Kërkesat miniminaliste dhe shqetësimet e tyre, ishin tronditëse për një shoqëri të këtij shekulli. Pa shumë premtime e nisma që mbesin në letër, mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom”, shprehet Presidenti.