Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit. Rama shprehet se Shqipëria është i vetmi vend europian, që mbrojti hebrenjtë, kur ata përndiqeshin e vriteshin nga nazistët.
Kreu i qeverisë shqiptare shton se vendi ynë qëndron fort kundër antisemitizmit dhe islamofobisë. “Sot, në Ditën e Përkujtimit të #Holocaustit, ne nderojmë miliona njerëz të humbur dhe qëndrueshmërinë e atyre që mbijetuan. Kujtojmë gjithashtu me krenari se falë trimërisë së gjyshërve dhe nënave tona (kryesisht myslimane), Shqipëria, një komb i vogël me zemër të madhe, u bë një vend i shenjtë – duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si i vetmi vend evropian me më shumë hebrenj se më parë.