Dita Botërore e Turizmit, aktivitet festiv në Krujë. Klosi: Turizmi, sektor prioritar...

Dita Botërore e Turizmit, aktivitet festiv në Krujë. Klosi: Turizmi, sektor prioritar për qeverinë

564
0

Kruja, do të ishte qyteti i përzgjedhur për të festuar Ditën Botërore të Turizmit. Agjencia Kombetare e Turizmit në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit Rajonal Nr.2, Agjencine Kombetare te Shoqerise se Informacionit, Shoqaten e Restoranteve Turistike Shqiptare, Shoqatat e operatoreve te Turizmit UTSH, ATA, ATOA dhe AITA , nën kujdesin e Ministrit te Turizmit dhe Mjedisit Z. Blendi Klosi, organizuan në këtë qytet një aktivitet festiv me rastin e dites Boterore te Turizmit. Data 27 shtator kete vit 2017, perkon dhe me vitin e turizmit te qendrueshem te shpallur nga Organizata Boterore e Turizmit. Ne fjalen e tij Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi vuri theksin ne rendesine qe qeveria Shqiptare i ka vene sektorit turistik , duke vendosur ate si nje nder sektoret prioritar per zhvillimin ekonomik te vendit . “Jo paqëllim ” – tha Ministri Klosi , është zgjedhur Kruja për të festuar Ditën Boterore te Turizmit – pasi perveç rritjes se numrit te vizitoreve ne kete qytet si dhe ne muzeun historik te Kalase se Krujes , ky vit perkon edhe me shpalljen që i ka bërë qeveria Rama kesaj periudhe dhe gjithe vitit 2018, si viti i Skënderbeut”. Gjithashtu ai theksoi , se turizmi tashme do te kete nje vemendje te dedikuar si dhe nje bashkepunim gjitheperfshires per nje mjedis te paster ne funksion te ketij sektori .

Ndërsa kreu i Agjensisë Kombëtare të Turzimit, Ardut Çollaku tha se vendi yne fale promovimit te vazhdueshem dhe frytdhenes nga ana e Agjencise Kombetare te Turizmit, si dhe bashkepunimit te ngushte me sektorin privat, ka mundur te terheqe nje numer rekord turistesh dhe vizitoresh te huaj duke bere te mundur shtrirjen ne nje kohe me te gjate te sezonit turistik veror por dhe duke e plotesuar ate me produkte te reja turistike si, turizmi kulturor dhe muzeal, turizmi i natyres dhe malor , turizmi agrokultures dhe produkteve natyrale si dhe turizmi i sporteve outdoor. “Puna e madhe qe eshte bere dhe do vazhdoje te behet nga ana e AKt-se, ka dhene rezultate konkrete duke bere te mundur promovimin e shqiperise turistike jo vetem ne vendet e rajonit por edhe ne mbare boten . Gjithashtu eshte rritur ndjeshem promovimi i vendit tone ne mediat nderkombetare te shkruara dhe online si dhe ne disa prej televizioneve me te rendesishme si BBC, EURONEËS dhe Travel Channel”-u shpreh Çollaku.

Fotografia e Fatmir Toci

Aktiviteti vijoi me tej me nje performance nga grupi folklorik i pleqve te Krujes si dhe grupi lokal i valleve . Ne vijim nga ana e AKT-se u pershendeten te ftuarit e nderit ne kete aktivitet, te ardhur nga Komuna San Giorgio e Arberesheve te Italise si dhe drejtori Ekzekutiv i Agjencise Turistike Polake ITAKA, I cili nga ana e tij vleresoi punen e mire te institucioneve shqiptare per promovimin dhe bashkepunimin ne kete fushe duke vene theksin se tashme Kompania e tij ka realizuar nje numer rekord prurjesh te turisteve Polake ne Shqiperi, te cilat do te rriten ndjeshem ne vitet e ardhshme duke rritur gjithashtu dhe numrin e fluturimeve direkte me aeroportin e Rinasit.

Fotografia e Fatmir Toci

Aktiviteti gjithashtu u shoqerua me disa demostrime te fluturimeve me parashute , nisme e cila synon zgjerimin e ketij sporti outdoor dhe ne zonen e Krujes dhe te Parkut Kombetar te Qafeshtames.

 Fotografia e Fatmir Toci

Panairi i kulinarisë

Kjo dite e vecante u festua ne qytetin e Skenderbeut, te “Oda shqitare e pritjes”, ku të huajtë njihen me historinë tonë shekullore. Dhe per ti dhene nje vecanti kesaj dite te bukur, aktiviteti u pasua me PANAIRIN e KULINARISE, nen kujdesin e Shoqates “ Restorantet Turistike Shqiptare”. Ky panair u cel ne ambjentet e “ Restorant Bardhi” . Z. Bujar Bardhi , administrator i ketij restonranti te mirenjohur , hapi dyert dhe mirepriti perfaqesues te rendesishem te fushes se turizmit. 

Fotografia e Kujtim Dervishi