Dita Botërore e Sindromës Down, Meta thirrje për solidaritet

Dita Botërore e Sindromës Down, Meta thirrje për solidaritet

308
0

Presidenti Ilir Meta në Ditën Botërore të Sindromës Down, ndan një dedikim të ndjerë në rrjetin social “Facebook”. Meta, teksa u bën thirrje të fortë institucioneve dhe shoqërisë për solidaritet shkruan se ka një falënderim të veçantë ndaj prindërve, edukatorëve dhe aktivistëve që kujdesen për këta fëmijë.

“Emocione të forta ndjej gjithmonë nga dashuria e pastër që dinë të falin fëmijët e mrekullueshëm të prekur nga sindroma doën. Përherë mbresëlënëse do të mbeten edhe takimet me ta, kur më kanë njohur me pasionet por edhe me talentet e jashtëzakonshme të tyre. Ndenja që jam i bindur, se i kemi përjetuar të gjithë.

Ndaj sot, në Ditën Botërore të Sindromës Doën, një thirrje të fortë u bëj të gjithë institucioneve dhe shoqërisë, për solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufijshme në përkrahje të tyre, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar. Mirënjohje e falënderim të veçantë kam sot edhe për prindërit, por edhe edukatorët e aktivistët që kujdesen me përkushtimin ndaj këtyre fëmijëve, për këtë mision që fisnikëron jo vetëm ata, por të gjithë shoqërinë.”-shkruan Meta.