Të gjithë duam të dukemi të bukur, të rinj dhe të freskët gjithmonë (pa vendosur shtresa grimi në fytyrë), por kjo është e pamundur duke u nisur edhe nga stili ynë i jetesës. Specialistët vazhdojnë të këmbëngulin se njëri prej faktorëve që ndikon drejtpërdrejt në bukurinë dhe rininë e lëkurës është ushqimi që i japim trupit çdo ditë. Sa më i shëndetshëm e i zgjedhur ai, aq më e bukur, e re dhe e freskët është lëkura.Në udhëzimet e mëposhtme, përpiqu të gjeni një qasje praktike që të ndihmon të zgjedhësh ushqimet dhe suplementet, të pasura me vlera ushqimore, vitamina dhe minerale, për të cilat trupi ka nevojë.
Dieta kundër plakjes:
Përbërësit kryesorë:
Peshku
Proteina (fileto pule)
Panxhari
Qitro
Vitamina E
Boronica
Ujë (të paktën 2 litra ujë në ditë)
Përbërësit që duhen shmangur:
Produktet e qumështit
Kafeina
Alkooli
Gruri
MËNGJESI:
2 gota ujë
1 gotë me ujë të ngrohtë me një fetë limoni
1 tas me drithëra (pa grurë) duke e përzier me qumësht orizi. Shto pak arra dhe mjaltë për shije.
OSE
1/2 filxhan kos me fruta
PARADITE
1 gotë me lëng panxhari, karota dhe xhinxher.
DREKA
Mish i bardhë, mish i kuq pa yndyrë, ose mish derri me avokado.
OSE
Sallatë me bishtajore, fara nga fruta të thata dhe vezë të ziera që i shtohen për proteina.
PASDITE
Lëng frutash ose limon me ujë të ngrohtë
3 gota ujë
1 grusht arra ose fruta të tjera të thata
DARKA
3 gota ujë
2 filxhanë me lëng perimesh (asparag, brocoli and spinaq) me mish pule, peshk ose mish deri.
PAS DARKËS
Detox ose çaj kamomili.
Burimi/ Revista Psikologjia