Dibrani ia derdh mollët para këmbëve Bashës, shfryn ndaj Ramës: Atë duhet...

Dibrani ia derdh mollët para këmbëve Bashës, shfryn ndaj Ramës: Atë duhet me e vra! Kryedemokrati: Merri me vete t’ia hedhim në surrat

363
0

Një qytetar dibran, i revoltuar, i ka rrëfyer kreut të PD Lulzim Basha se nuk ka arritur të shesë mollët.

Ndonëse 6 kile kushtojnë vetëm 1 mijë lekë të vjetra, tregtari nuk ia ka dalë t’i shesë. Në rrëfim e sipër, ai derdhi arkën me mollë para këmbëve të liderit të PD.

Basha e ftoi qytetarin t’i bashkohet protestës në Tiranë më 16 mars për të rrëzuar Ramën.

Tregtari: Atë duhet me e vra, jo me e rrëzu, nuk është puna me e rrëzu (derdh mollët)

Basha: Merri me vete t’ia hedhim në surrat, e dini vetë ju, më 16 mars, t’ia hedhim në fytyrë…

Jam nip dibre, mos e gënjeni veten tuaj, jini zot në shtëpinë tuaj, mos vendosin kriminelët për Dibrën tuj.