Dhuna në familje, arrestohet babai: I thyen këmbën djalit 17 vjeç

Dhuna në familje, arrestohet babai: I thyen këmbën djalit 17 vjeç

2317
0

Policia njoftoi arrestimin e një 58 vjecari në fshatin Moravë të Beratit, pasi ka goditur me mjete të forta të birin adoleshent. Ky i fundit ka thyer këmbën dhe është drejtuar në spital pas aktit të dhunës nga i ati.

 

Njoftimi i policisë

 

Më datë 14.03.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit Medi M, 58 vjeç, banues në Moravë, Berat. Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta në këmbë djalin e tij shtetasin F.M, 17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhunë në familje”.